Nuk e kishte deklaruar saktë pasurinë: Këshilltari i Kurtit nuk shkon as në seancë

Në mungesë të të akuzuarit Erzen Vraniqi, i cili në cilësinë e këshilltarit të Kryeministrit Albin Kurti, po akuzohet se nuk i ka deklaruar të ardhurat nga biznesi N.SH. “EIB” në pronësi të nënës së tij, ka dështuar të mbahet të martën shqyrtimi fillestar ndaj tij. Sipas gjykatësit Eroll Gashi, i akuzuari Vraniqi ishte ftuar […]

Sipas gjykatësit Eroll Gashi, i akuzuari Vraniqi ishte ftuar në mënyrë të rregullt, por mungesën nuk e kishte arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykimi u shty në kohë të pacaktuar.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të 30 majit 2023, Erzen Vraniqi akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, këshilltar i Kryeministrit, me dashje ka vepruar në kundërshtim me nenin 5, par. 1 të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë.

Aktakuza thotë se Vraniqi edhe pse ka qenë i obliguar dhe i njoftuar me kohë nga ana e zyrtares kontaktuese pranë organit të punësimit, për të bërë deklarimin e saktë për vitin 2021, i njëjti nuk e ka bërë deklarimin e saktë pasi nuk i ka deklaruar të ardhurat nga biznesi N.SH. “EIB” në pronësi të nënës së tij, në shumën prej 4 mijë e 226 euro e 70 centë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Vraniqi ka kryer verën penale “Mos raportimi ose raportimi i rreme i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, par. 2 të Kodit Penal.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?