Nesër varrosen dy vëllezërit që u vranë në Gjakovë

Gjatë ditës së nesërme pritet të bëhet varrimi i dy vëllezërve që u vranë mbrëmjen e djeshme në fshatin Madanaj të Gjakovës. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e familjarëve të tyre. Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 15:00 Të […]
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e familjarëve të tyre.
Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 15:00
Të dielën në këtë fshat u vranë dy vëllezërit Islamaj. Dyshohet se deri tek ky rast ka ardhur si shkak i një konflikti pronësor.
I dyshuari për vrasjen e tyre, u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës, i cili u gjet i lënduar nga ana e policisë.













