Në ditën e dytë në Bruksel, Rama takohet edhe me Borrel

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel, e falënderoi atë për angazhimin dhe përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi, derisa shtoi se është i lumtur të vazhdojë të punojë me Ramën në këtë aspekt. “Edi Rama […]
“Edi Rama faleminderit që jeni këtu dhe faleminderit që ndatë me ne angazhimin dhe mbështetjen në dialogun me Serbinë.. Jam shumë i lumtur që po punoj me ju në këtë rrugë”, u shpreh Borrelli.
Borrell, tha se e ka bërë tashmë të qartë edhe mbrëmë në Luksemburg se pala kosovare dhe ajo serbe duhet të gjejnë një mënyrë të shpejtë për të evituar përshkallëzimin e situatës, si dhe të miratojnë udhërrëfyesin që u ishte vënë në tryezë Kurtit e Vuçiqit javën e kaluar.
“Të falënderoj për përpjekjet dhe mbështetjen që u munduat të krijonit një zgjidhje. Unë e bëra të qartë mbrëmë në Luksemburg qëndrimin se palët duhet të gjejnë një mënyrë që të evituar përkallëzojnë situatën dhe të miratojnë udhërrëfyesin që është vënë në tryezë javën e kaluar në Bruksel jemi të sigurt që kjo kërkon të marrim masa në mënyrë urgjente, dhe shtetet anëtare janë dakord të vazhdojmë me këtë urgjencë”, ka shtuar ai.












