Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë ka filluar renovimin e QMF-ve në Kryeqytet

Javët që shkoi Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore z. Artan Berisha bashkë me Izet Sadikun, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe ekipën e tij, kanë vizituar QMF Qendrën e Mjekësisë Familjare 11 për të parë nga afër punimet për renovimin e suksesshëm të kësaj qendre. Pas renovimit të suksesshëm të […]
Javët që shkoi Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore z. Artan Berisha bashkë me Izet Sadikun, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe ekipën e tij, kanë vizituar QMF Qendrën e Mjekësisë Familjare 11 për të parë nga afër punimet për renovimin e suksesshëm të kësaj qendre.
Pas renovimit të suksesshëm të QMF-së në lagjja e Muhaxherëve, punët po vazhdojnë në Qendrën e Mjekësisë Familjare ne Havjali e të cila pritet të përfundojnë shumë shpejt për të vazhduar më tutje me qendrat tjera në Velani dhe Mat.
Renovimi i Qendrave të mjekësisë familjare do të krijoj kushte më të mira të punës për stafin mjekësor dhe do të mundësoj dhënien e shërbimeve mjekësore më të mira dhe më cilësore për qytetarët e kryeqytetit.
Nga Qendra në Qendër, për një ambient më të përshtatshëm për stafin e QMF-ve dhe qytetarët që marrin shërbime në to!
















