Molliqaj: Kurti është i rrezikshëm, e kemi parashikuar në 2017-2018 rrezikun e tij

Molliqaj: Kurti është i rrezikshëm, e kemi parashikuar në 2017-2018 rrezikun e tij

Ish-bashkëpartiaku i Kryeministrit Kurti, tani kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se nga largimi i tij nga LVV-ja kjo parti ka pësuar shumë ndryshime. Ai i ka përmendur disa nga ndryshimet e partisë në pushtet. Në një intervistë për Front Online, Molliqaj ka thënë se po dalin parashikimet e tyre në kohën kur u larguan […]

Ai i ka përmendur disa nga ndryshimet e partisë në pushtet.

Në një intervistë për Front Online, Molliqaj ka thënë se po dalin parashikimet e tyre në kohën kur u larguan nga Vetëvendosja se Albin Kurti është i rrezikshëm dhe se pushtetin e vetëm që e ka në parti tani po e implementon edhe në shtet.

“S’ka shans me qenë VV-ja si më herët, ka ndryshuar edhe kur kam qenë unë pjesë e tyre. Njëra prej ndryshimeve më të mëdha ka qenë në vitin 2017-2018 kur ka ndodh ndarja dhe ajo ka lënë shenja të thella në veprimtarinë e saj. Aty ka ndodhë një zhvendosje e koncentrimit të pushtetit te lideri i saj, tani jemi në një fazë ku ai po e implementon pushtetin e vetëm që e ka jo vetëm në parti por edhe në shtet dhe vlen ajo fraza jonë që Albin Kurti është i rrezikshëm dhe ja cili është rreziku i Kurtit këtë e kemi parashikuar qysh në atë vit dhe kemi thënë që nëse një qasje e tillë e ka brenda partisë të njëjtën e ka edhe në shtet”, përfundoi Molliqaj.

Dardan Molliqaj kishte dhënë dorëheqje nga pozicioni i Sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje me 19 korrik të 2017.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre, ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor.

Qeveria i është kundërpërgjigjur BE-së, zyrtarë të së cilit një ditë më parë specifikuan masat ndëshkuese që mund të merren ndaj Kosovës për situatën në veri. Ekzekutivi i ka thënë televizionit Dukagjini se është e vështirë të arsyetohet se si BE-ja ndërmerr masa negative ndaj Kosovës, të cilën më parë e ka vlerësuar pozitivisht për progresin e saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?