Ministria e Sveçles akuzon Serbinë pas sulmit ndaj ndërtesës së Komunës së Mitrovicës V: Tentim për ta eskaluar situatën

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmin ndaj komunës së Mitrovicës së Veriut. MPB ka thënë se nga ky sulm janë dëmtuar dy vetura zyrtare dhe se Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa për hetimin e rastit. “Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të […]
MPB ka thënë se nga ky sulm janë dëmtuar dy vetura zyrtare dhe se Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa për hetimin e rastit.
Reagimi i plotë:
Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve.
Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.












