Masat ndëshkuese të BE-së/ Matoshi: Kurti po e shndërron vendin në neostalinizëm dhe enverizëm

Masat ndëshkuese të BE-së/ Matoshi: Kurti po e shndërron vendin në neostalinizëm dhe enverizëm

Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të marrë vendime për masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit. Drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman, ka thënë të martën Koopman […]

Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të marrë vendime për masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit.

Drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman, ka thënë të martën Koopman se po përgatiten një sërë masash ndaj Kosovës.

Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.

Megjithatë Koopman tha se këto masa nuk janë marrë me lehtësi dhe se ato mund të kthehen në rast Kosova merr hapa për shtensionim.

Ndërsa, korrespodenti i KOHËS në Bruksel Augustin Palokaj ka thënë se Bashkimi Evropian është duke punuar gjithashtu  për një izolim rajonal të Kosovës.

Publicisti kosovar Halil Matoshi i sheh këto paralajmërime tepër serioze, duke thënë se kryeneçësia e kryeministrit Albin Kurti e ka sjellë vendin në këtë situatë.

Madje, Matoshi thotë se nëse vazhdohet kështu siç është duke shkuar deri më tani, atëherë vendi rrezikon të shndërrohet në “neostalinizëm” dhe “enverizëm”.

Në këtë mënyrë thotë analisti, rrezikohen aleancat nga jashtë, ndërsa rrënohet “kohezioni i brendshëm përmes shtetit policor”.

“Politikat jokohezive dhe kryeneçe që Albin Kurti i quen parimore, çojnë në neostalinizëm dhe enverizëm duke e rrënuar kohezionin e brendshëm përmes shtetit policor dhe aleancat nga jashtë”, tha Matoshi për Periskopin.

Tutje Matoshi e ka emëruar tërë këtë situatë si “izolacionizëm klasik”.

“Ky është izolacionizëm klasik, sëkëndejmi shpallje lufte demokracisë liberale dhe shtetit kapitalist”, ka thënë tutje analisti i njohur.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë të mërkurën se do të kërkojë përkrahje nga shtetet anëtare për të vazhduar presionin ndaj Kosovës e Serbisë që të shtensionohet situata e të kthehet në normalitet.

Nëse s’ka shtensionim, Borrell ka paralajmëruar pasoja për të dyja shtetet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?