Maliqi mesazh Kurtit: Mos luaj më me nervat dhe durimin e aleatëve tanë strategjik

Maliqi mesazh Kurtit: Mos luaj më me nervat dhe durimin e aleatëve tanë strategjik

Të hënën përmes telefonit sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Temë diskutimi ishte situata në veri të Kosovës dhe shtensionimi i saj. Blinken ka kërkuar nga të dyja palët që të de-eskalohet situata në veri dhe e […]

Maliqi i ka thënë Periskopit se vet fakti që sekretari amerikan i shtetit i ka folur Kurtit në kohën e ftohjes së marrëdhënieve me ShBA-në, është lajm i mirë. Dhe se me këtë Blinken e ka dëshmuar se nuk mban inate personale për  vlerësimet përçmuese që Kurti i ka bërë me arrogancë të pajustifikueshme.

“Është lajm i mirë vet fakti se Sekretari i shtetit Blinken foli me Kryeministrin Kurti në kohën e ftohjes së marrëdhënive me SHBA. Në të vërtetë, ai kishte fol edhe me presidentin e Serbisë Vuçiq, duke e porositur si Kurtin, se SHBA-të kërkojnë hapat e mëtejmë të shtensionimit të raporteve Kosovë -Serbi. Blinken kështu demonstroi përgiegjshmërinë e burrështetit që kërkon realizimin e interesit më të gjërë dhe nuk mbanë inate personale me vlerësimet përçmuese që i shfaqte Kurti me arrogancë të pajustifikueshme në shtypin botëror.” tha ai për Periskopin.

Sipas Maliqit, Kurti nuk duhet të luaj më me nervat dhe durimin e aleatëve dhe se me interesat populiste në të cilat thirret vazhdimsht po provokon tensione që mund të çojnë në konflikt të armatosur.

“Kurti duhet të kuptojë se ekzistojnë interesat më të gjëra se ato të keqkuptuara popullisto sovraniste në të cilat thirret (si edhe Vuçiq nga ana e tij), duke provukar që të dy vazhdimisht tensione që mund të çojnë në konflik të armatosur.Kurti nuk duhet të luaj më me nervat dhe durimin e aleatëve tanë strategjik.” ka thënë Maliqi.

Ndryshe, kjo bisedë mes Blinken dhe Kurtit, u zhvillua pas lirimit të tre policëve të kidnapuar nga Serbia ditë më parë.

Mbetet të shihet se a do të pranohet nga Kosova e Serbia plani trepikësh i Bashkimit Evropian, për shtensionim të situatës./PERISKOPI-Albina Zariqi 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?