Ky është Polici që vdiq në aksidentin në Kamenicë

Gjatë ditës së sotme një polic ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë, pasi janë përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Rogovivë të Kamenicë. Lajmi.net mëson se zyrtari policor që ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit të sotëm është Agim Maliqi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia […]
Lajmi.net mëson se zyrtari policor që ka gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit të sotëm është Agim Maliqi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka thënë nga Policia.
Po ashtu është bërë e ditur se në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin.












