Ky është personi i cili vdiq pasi u godit nga autobusi me targa të Kosovës në Rrugën e Kombit

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku si pasojë një i moshuar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në 9:30 të mëngjesit, ku autobusi me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, me targa të Kosovës, ka përplasur për vdekje një 72 vjeçar, banues në fshatin Fang të Rubikut, me inicialet N.P. Në momentin […]
Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku si pasojë një i moshuar ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në 9:30 të mëngjesit, ku autobusi me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, me targa të Kosovës, ka përplasur për vdekje një 72 vjeçar, banues në fshatin Fang të Rubikut, me inicialet N.P. Në momentin e ngjarjes, viktima ishte duke lëvizur me biçikletë dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa fatmirësisht nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.
Shoferi, 60-vjeçari kosovar me iniciale E. R., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, dhe grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.












