Kusari-Lila për masat e BE-së: Kjo do të ndodhë për herë të parë në histori

Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas paralajmërimeve nga BE-ja për ti vendosur masa Kosovës. Në reagimin e saj në tëitter Kusari tha se masat e paralajmëruara nga BE-ja ndaj Kosovës do të ndodhin për herë të parë në historinë e Unionit. “Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe […]
Në reagimin e saj në tëitter Kusari tha se masat e paralajmëruara nga BE-ja ndaj Kosovës do të ndodhin për herë të parë në historinë e Unionit.
“Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Europian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë. Ose, mund të jetë pse: Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij; Kosova mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet”, ka shkruar ajo në Twitter.
Bashkimi Europian jave ka paralajmëruar se do të njoftojë për masat ndëshkuese të përgatitura ndaj Kosovës për shkak të “mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit”.
Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Europian, Jan Koopman./Periskopi/












