Krasniqi: Kurti po e sfidon SHBA-në dhe BE-në për një gjë të kotë

Profesori Milazim Krasniqi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është duke e sfiduar SHBA-në dhe BE-në për një gjë të kotë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet të plotësohen kërkesat e aleatëve për largimin e kryetarëve të veriut nga objektet komunale. Sipas tij, një kryetar që nuk guxon të dalë […]

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet të plotësohen kërkesat e aleatëve për largimin e kryetarëve të veriut nga objektet komunale.

Sipas tij, një kryetar që nuk guxon të dalë nga zyra është vetëm kukull në një lojë absurde politike.

“Nëse SHBA e BE insistojnë që kryetarët e katër komunave veriore të punojnë në objekte alternative, ndërsa LVV e qeveria Kurti e mbajnë Lulzim Hetemin në objektin komunal në Leposaviq, i bie që po e sfidojnë SHBA-në e BE-në. Për çka? Për një gjë të kotë. Një kryetar që nuk guxon të dalë nga zyra është vetëm kukull në një lojë absurde politike. Si u shërbyeka qytetarëve kryetari që nuk guxon të dalë nga zyra e të takohet me ta? E keqja shtesë është se ajo lojë politike është kthyer kundër interesave tona shtetërore e krejtësisht në favor të Serbisë. Si konflikt yni edhe me SHBA e BE!”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?