Konkluzionet e BE-së: Zgjedhje në veri, sa më shpejt

Konkluzionet e BE-së: Zgjedhje në veri, sa më shpejt

Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të premten miratuan serinë e tretë të konkluzioneve në mbyllje të samitit që u mbajt në Bruksel më 29 e 30 qershor. Njëra nga pikat në dokument i kushtohet ekskluzivisht situatës aktuale në Kosovë dhe dialogut që kjo e fundit e bën me Serbinë, nën lehtësimin e ndërmjetësimin […]

Njëra nga pikat në dokument i kushtohet ekskluzivisht situatës aktuale në Kosovë dhe dialogut që kjo e fundit e bën me Serbinë, nën lehtësimin e ndërmjetësimin e BE-së

“Këshilli Evropian i dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe tashmë të nënvizuara nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023. Palët duhet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi për të deeskaluar tensionet do të ketë pasoja negative”, thuhet në konkluzionet e KE-së.

“Është thelbësore që të vazhdojë dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, dhe implementimi i marrëveshjes për normalizim dhe Aneksit për implementimin e saj. Kjo përfshin formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, përfundon konkluzionin Këshilli i Bashkimit Evropian, i publikuar në komunikatën e shfaqur prej Shërbimit për Politikë të Jashtme.

Pas samitit Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, thotë se me këto përfundime po tregohet përkushtimi i BE-së, për zgjidhjen e situatës.

“Ky në përgjithësi është pozicioni i të gjithëve. Mendoj se ekziston vullneti i mirë për stabilitet, paqe e bashkëpunim dhe krijimi i institucioneve në themel të zgjedhjeve demokratike. Natyrisht me parakushtin që banorët serbë në veri të Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje e jo që ata të bojkotojnë procesin, siç ishte rasti para dy muajve kur u mbajtën zgjedhjet”, theksoi Plenkoviq, njofton KlanKosova.tv.

E sa i përket masave ndëshkuese që unioni do t’i aplikojë ndaj Kosovës, për shkak të mosveprimit për depërshkallëzim, Plenkoviq, tha se BE-ja duhet të bëjë “politikë të balancuar” e që sipas tij të mos krijohet bindja se vetëm njërës palë po i bëhet presion.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?