Kërkoi që tre policët e rrëmbyer të gjykoheshin për tradhti kombëtare, tash aktivisti i VV-së gëzohet për lirimin e tyre

Fidan Ademi, ish-drejtor i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës në kohën e Agim Bahtirit, ka bërë një reagim dukshëm më të butë se ai i mëhershmi. Ademi mori vëmendje mediatike pasi kërkoi që tre policët e rrëmbyer nga Serbia të gjykoheshin për “tradhti kombëtare”. “Nuk ka asnjë arsyetim dorëzimi pa rezistencë. Ata duhet të lirohen […]
Ademi mori vëmendje mediatike pasi kërkoi që tre policët e rrëmbyer nga Serbia të gjykoheshin për “tradhti kombëtare”.
“Nuk ka asnjë arsyetim dorëzimi pa rezistencë. Ata duhet të lirohen sa më parë prej Serbisë, e të përballen në gjykatat tona për tradhti kombëtare,” – kishte thënë z. Ademi.
Ai këtë status nuk e ka fshirë ende deri në këto momente.
Sidoqoftë, në reagimin e sotëm Ademi ka bërë një reagim dukshëm më të butë.
“Lajm shumë i mirë lirimi i policëve të rrëmbyer paligjshëm brenda Republikës së Kosovës. Shpresojmë që Serbia asnjëherë më të mos e shkelë sovranitetin e Kosovës, e të bëjë veprime agresioni. Por, nëse e bën, policia jonë, ushtria jonë e krejt populli duhet t’i përgjigjemi ashtu si e kuptojnë serbët: me zjarr e forcë!” – është shprehur ai në llogarinë e tij në Facebook.












