Kancelari gjerman Olaf Scholz thirrje për shtensionim të situatës në veri

Kancelari gjerman Olaf Scholz thirrje për shtensionim të situatës në veri

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën në mbrëmje se pret që gjendja në veriun e Kosovës të shtensionohet, të mbahen zgjedhjet në komunat me shumicë serbe dhe të zbatohen marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë. Kancelari Scholz i bëri komentet gjatë një konference për media me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski në Berlin. “Mendoj që […]

Kancelari Scholz i bëri komentet gjatë një konference për media me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski në Berlin.

“Mendoj që ka marrëveshje mes dy shteteve që i rregullon marrëdhëniet bazike mes tyre dhe ajo duhet të bazohet në mirëkuptim mes tyre, dhe kjo duhet të zbatohet. Nga pikëpamjet tona është e rëndësishme që t’i jepet kontribut për de-përshkallëzim, dhe shumë shpejt mund të mbahen zgjedhje në komunat me shumicë serbe në Kosovë, të ketë pjesëmarrje të madhe në votim, dhe të mos jenë vetëm zgjedhje formale, por të jenë kryetarë të zgjedhur legjitimë”, ka thënë Scholzi në konferencë e përbashkët për media me Kovaçevskin.

Aty ai inkurajoi faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese për t’ia hapur rrugën vendit drejt integrimit më të shpejtë në BE.

Siç thuhet në njoftimin për media të Qeverisë Gjermane, termi “shtetet e Ballkanit Perëndimor” ka një kuptim politik, por edhe gjeografik. Ai thuhet se u fut në gjuhën e BE-së në samitin e BE-së në 1998 në Vjenë dhe u referohet atyre shteteve të Gadishullit Ballkanik që nuk janë ende anëtarë të BE-së.

Prandaj, përveç Shqipërisë, shtetet pasardhëse jugosllave Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia numërohen aktualisht midis shteteve të Ballkanit Perëndimor – por jo Sllovenia dhe Kroacia, të cilat iu bashkuan BE-së përkatësisht në 2004 dhe 2013.

Scholzi tha se në nëntor 2022, procesit të Berlinit iu dha një shtysë e re me një samit në Berlin. Ai tha se disa marrëveshje na kanë afruar me qëllimin e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal. “Këtë vit, ne duam të bëjmë përparim edhe këtu. Dhe jam shumë i kënaqur që samiti do të zhvillohet në Tiranë më 16 tetor – dhe kështu për herë të parë në vetë rajonin”, theksoi Scholz.

Ai tha se sinjali i një samiti në Ballkanin Perëndimor, sidomos duke pasur parasysh tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, është një çështje e rëndësishme. “Do të ishte një mundësi e mirëseardhur për Serbinë dhe Kosovën që të ripërqendrohen plotësisht në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, veçanërisht duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, në të cilën Maqedonia e Veriut luajti një rol vendimtar si mikpritëse e samitit”, tha kancelari gjerman, duke thënë se e mirëpret samitin në Shqipëri. /Klankosova.tv

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?