Hoxha i VV-së e quan Borellin sekser, i “mëshon” edhe ambasadorit Hill

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj kryediplomatit të BE-së, Josep Borell dhe ndaj ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill. Ai e ka quajtur Borellin “sekser”. Sipas Hoxhës, Borell dhe Hill mund të mendojnë që “për gjenocidin serb mbi boshnjakët dhe shqiptarët, fajin e kanë këta të fundit sepse […]
Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj kryediplomatit të BE-së, Josep Borell dhe ndaj ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill.
Ai e ka quajtur Borellin “sekser”.
Sipas Hoxhës, Borell dhe Hill mund të mendojnë që “për gjenocidin serb mbi boshnjakët dhe shqiptarët, fajin e kanë këta të fundit sepse ekzistojnë.”
“Logjika e Borrellit sekserët e tjerë me siguri është e tipit: për bombat që hedh Serbia, fajin e ka Kosova.”
“Po t’i pyesësh edhe më tej, me siguri Borrelli dhe Hilli do të thonë se dhe për gjenocidin serb mbi boshnjakët dhe shqiptarët, fajin e kanë këta të fundit sepse ekzistojnë. Po të mos ishin këta aty, serbët nuk do të kryenin krime.” – ka shkruar Hoxha.












