Hovenier për rastin Klan Kosova: I marrim seriozisht të gjitha tendencat për ta kufizuar rolin e medias

Hovenier për rastin Klan Kosova: I marrim seriozisht të gjitha tendencat për ta kufizuar rolin e medias

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke iu referuar rastit të televiziont Klan Kosova, ka thënë se i merr seriozisht të gjitha tendencat për ta kufizuar rolin e medias. Ai ka theksuar se çfarëdo përpjekje për të ndikuar në operimin, regjistrimin e biznesit, transmetimin e medias së pavarur kërkon shqyrtime […]

Ai ka theksuar se çfarëdo përpjekje për të ndikuar në operimin, regjistrimin e biznesit, transmetimin e medias së pavarur kërkon shqyrtime shumë të kujdesshme dhe të detajuara dhe këto veprime nuk duhet të merren me lehtësi, apo pa pasur arsye shumë të rëndësishme.

“Kjo është një çështje e rëndësishme dhe ambasada amerikane ka folur për këtë çështje. E di për ShBA-në, duke marrë parasysh historinë tonë për një minutë, pyetja e medias së lirë dhe të pakufizuar është shumë e rëndësishme. Në vitin 1787, do të kthehem pak në histori, kur kushtetuta jonë diskutohej dhe iu dërgua shteteve për ratifikim, u bë e qartë se kishte shqetësime se nuk u ishte kushtuar mjaftueshëm vëmendje disa të drejtave specifike, një nga të cilat ishte liria e medias, dhe ishte kusht i disa shteteve për ta ratifikuar kushtetutën, atyre iu desh t’i kalojnë disa amendamente, të quajtur Ligji i të Drejtave, që përfshinin lirinë e medias”, ka thënë Hovenier në Klan Kosova

Tutje, ai ka thënë se liria e medias është pjesë e idealeve themeltare të ShBA-së si Shtete të Bashkuara të Amerikës.

“Thomas Jefferson, sekretari ynë i parë i shtetit, presidenti i tretë, hartues i deklaratës së pavarësisë, 247-vjetorin e të cilit e festojnë gjatë javës së ardhshme iu referua mediave si pushteti i katërt dhe çka nënkuptonte me këtë është se ne kemi degën ekzekutive, degën legjislative, degën gjyqësore dhe pastaj mediat dhe roli që mediat duhet të luajnë është të sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie”, ka shtuar ambasadori amerikan.

“Pra i marrim seriozisht të gjitha tendencat për ta kufizuar rolin e  medias dhe ofrimin e atij shërbimi ndaj shoqërisë për transparencë dhe llogaridhënie. Pra jemi duke e parë këtë nga afër. Besojmë se çfarëdo përpjekje për të ndikuar në operimin, regjistrimin e biznesit, transmetimin e medias së pavarur kërkon shqyrtime shumë të kujdesshme dhe të detajuara dhe këto veprime nuk duhet të merren me lehtësi, apo pa pasur arsye shumë të rëndësishme”, ka theksuar Hovenier.

I pyetur rreth asaj se a beson se do të ketë mundësi ta zhvillojë një intervistë tjetër në studiot e Klan Kosovës në të ardhmen e afërt, ai është përgjigjur pozitivisht.

“Unë jam mjaft i sigurt se unë dhe ti do ta kemi mundësinë të bëjmë intervista të tjera në të ardhmen, po”, është përgjigjur ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?