“Deklarata naive e Blinkenit”, Hovenier: Aparati i politikës së jashtme nuk është i keqinformuar apo naiv

“Deklarata naive e Blinkenit”, Hovenier: Aparati i politikës së jashtme nuk është i keqinformuar apo naiv

Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se vendimi për të përdorur forcë për të hyrë në ndërtesat komunale në veri është marrë kundër këshillave të SHBA-së dhe BE-së. Kurti ishte shprehur i pakënaqur për […]

Kurti ishte shprehur i pakënaqur për këtë deklaratë, duke e cilësuar si “tolerim” të Vuçiqit. Ai tha se kjo deklaratë është “e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive.

Hovenier tha se ShBA-ja nuk është e keqinformuar për Kosovën.

“Komenti im është se në atë çast, ndjenjat ishin të nxehta dhe mendoj se është me rëndësi të pranohet kjo. Nuk besoj që aparati i politikës së jashtme amerikane, unë apo të tjerët jemi të keqinformuar ose naivë. Mendoj se kemi kuptim të mirë të motiveve dhe veprimtarisë dhe veprimeve të aktorëve këtu. Por, qëllimi ynë është i qartë: duam të shohim Kosovën duke ecur përpara në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik”, ka thënë Hovenier në Rubikon të Klan Kosovës,

Ai ka deklaruar se ShBA-ja dëshiron që ta shohë Kosovën në rrugën evropiane dhe të ecë para në rrugën e saj euroatlantike dhe evropiane.

“Duam të shohim Kosovën duke marrë vendin e saj në familjen në Evropë. Rruga për të bërë këtë ka qenë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është dëmtuar, penguar nga pikat e nxehta – më e fundit është jashtëzakonisht brengosëse për shkak të situatës në veri. Duam t’i tejkalojmë pikat e nxehta; të vijojmë me punën e vështirë për zbatimin e marrëveshjes së mirë të arritur dhe përfunduar në shkurt, me aneksin për zbatim të marrëveshjes të marsit në Ohër”.

“Presim që të dyja palët ta zbatojnë plotësisht. Duam të punojmë bashkërisht për këtë sepse është punë e vështirë për tu kryer. Më duhet të shtoj këtu se për Kosovën kjo do të thotë të kryejë punën e vështirë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për Serbinë që t’i zbatojë dispozitat për të cilat është pajtuar në marrëveshje. Por, po kalojmë shumë kohë duke u marrë me pikat e nxehta në veri dhe duam t’i tejkalojmë ato. Nuk mendojmë se kjo është pikëpamje naive, mendojmë se është pikëpamje prej burrështetasi”,ka thënë Hovenier.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?