Hoti: Sanksionimi i BE-së ndaj Kosovës do të ndalojë procesin e integrimit evropian

Hoti: Sanksionimi i BE-së ndaj Kosovës do të ndalojë procesin e integrimit evropian

Njohësi i proceseve integruese, Agron Hoti, ka deklaruar sanksionet e mundshme të BE-së ndaj Kosovës do të ndalojnë reformat shtetërore dhe financimin e projekteve të ndryshme, duke krijuar pengesa në rrugën drejt integrimit evropian. “Nëse Kosova nuk ec tutje me politikën, atëherë do të kemi sanksione edhe në aspektin financiar, sepse janë ato që mbështesin […]

“Nëse Kosova nuk ec tutje me politikën, atëherë do të kemi sanksione edhe në aspektin financiar, sepse janë ato që mbështesin shtetin e Kosovës për t’i përmbushur standardet e BE-së. Nëse ndalen financat, ndalet ekspertiza e BE-së, nëse ndalet ekspertiza atëherë Kosova vendnumëron në procesin e integrimit evropian”.

Kështu ka thënë njohësi i proceseve integruese, Agron Hoti, duke shprehur rrezikun e mundshëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës nëse vendi nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për t’i zbutur tensionet në veri të vendit.

Ai ka theksuar se një sanksionim i BE-së do të ndalonte reforma shtetërore dhe do të pengonte financimin e reformave të ndryshme, duke gjeneruar ndalime në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“Nëse është thënë në media që do të sanksionohet nga BE-ja, atëherë rreziku ekziston. Sepse një sanksionim nga BE për Kosovën do të thotë ndalje reformave shtetërore, në të cilat, është duke vazhduar Kosova, do të thotë ndalje e financimit të reformave të ndryshme dhe ngecje në procesin e integrimit evropian, aty ku Kosova synon të shkojë”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se Komisioni Evropian që vepron si Qeveria e BE-së, propozon sanksionet Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave të BE-së. Vendimet, sipas tij, i marrin të dyja palët.

Megjithatë, Hoti ka thënë se Komisioni Evropian është edhe organi që mbikëqyr progresin e Kosovës në fushën e zhvillimit shtetëror dhe institucional.

Në aspektin politik, Hoti ka thënë se Kosova ka bashkëpunim me BE-në përmes delegacionit të BE-së në vend.

Në aspektin financiar, sipas tij, ka bashkëpunim nëpërmjet fondeve të ndryshme, siç janë Fondet IPA, Fondet e Kornizës Investive dhe të tjera.

“Fondet janë të ndara nga Kosova, miratohen në Kuvendin e Kosovës dhe menaxhohen nga BE-ja. Kompanitë e huaja zbatuese implementojnë projektet nëpërmjet Ministrive të ndryshme”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se BE-ja gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do t’i komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për t’i ulur tensionet në veri të shtetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?