Haziri: BE-ja synon de-eskalimin në veri, po ndodhin kriza ditore

Haziri: BE-ja synon de-eskalimin në veri, po ndodhin kriza ditore

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ndaj Kosovës dhe Serbisë është kërkuar që të zbatojnë planet që janë parashtruar nga Brukseli për ulje të tensioneve në veri. Ai ka thënë se Serbia është fajtore dhe ka qenë çdo herë për kriza, kurthe dhe skenarë, por ka shtuar se nuk duhet […]

Ai ka thënë se Serbia është fajtore dhe ka qenë çdo herë për kriza, kurthe dhe skenarë, por ka shtuar se nuk duhet që Kosova të bie pre e këtyre dukurive serbe.

“Samiti i Moldavisë u përcoll me takimin e fundit në Bruksel nga ana e kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Serbisë, ka të njëjtën kërkesë de-eskalimin apo shtensionimin përmes tre hapave. Një plani trehapësh për Kosovën dhe natyrisht se është një plan edhe për Serbinë në anën tjetër, palët shkojnë drejt implementimit të marrëveshjes së 18 marsit të arritur në Ohër”.

“Tani ajo që po ndodh kohëve të fundit është prodhim i krizave të vogla, krizave ditore. Gjithmonë jemi të prirë me gjet arsye të madhe, arsyeja e madhe dhe burim i tensioneve është Serbia, kjo është fakt. Historikisht kemi vepruar mos me ra në hendek dhe në kurthe të Serbisë, jo vetëm këto qeveritë pas pavarësisë, por edhe gjatë kohës së administrimit ndërkombëtarë”, tha Haziri në Klan Kosova.

“Edhe në shumë situata më të rënda kur kemi qenë si popull i organizuar në mënyrë paralele, Republika e 2 Korrikut në kohën e okupimit klasik, jemi ruajtur kolektivisht të mos pranojmë kurthe e skenare që Serbia i ka zhvilluar çdo herë. Këto krizat e vogla tash e një kohë e kanë zhvendosur vëmendjen e ndërkombëtarëve në menaxhim ditor të problemeve e jo në menaxhim të dialogut, natyrisht nëse nuk mundesh të merresh me problemin e madh, merresh me probleme ditore”, ka thënë Haziri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?