Hamiti: Qeveria diletante e ka sjellë punën që BE-ja të na vendosë sanksione

Hamiti: Qeveria diletante e ka sjellë punën që BE-ja të na vendosë sanksione

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për sjellje të papërgjegjshme karshi aleatëve perëndimorë. Në një prononcim për Periskopin, Hamiti tha se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të, BE-ne e Shqipërinë janë përkeqësuar gjatë Qeverisë Kurti, e që sipas tij një gjë e tillë po tentohet të shpërfillet […]

Në një prononcim për Periskopin, Hamiti tha se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të, BE-ne e Shqipërinë janë përkeqësuar gjatë Qeverisë Kurti, e që sipas tij një gjë e tillë po tentohet të shpërfillet si nga vet Qeveria, por edhe mbështetësit e saj.

“Kosova po sanksionohet nga miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë për shkak të Qeverisë sonë të papërgjegjshme. Relacionet tona strategjike me SHBA-të, BE-në, por edhe me Shqipërinë, janë keqësuar në kohën e Qeverisë Kurti. Ky është fakt që Qeveria po përpiqet ta shpërfillë, siç po bëjnë edhe përkrahësit e Qeverisë populliste, të ‘progresit’ e të ‘ndryshimit’, që ka sjellë ngecje dhe regres, ndryshim për të keq për Republikën tonë”, theksoi ai.

Hamiti gjithashtu foli edhe për paralajmërimet e Drejtorit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së , Jan Koopman, i cili ditë më parë njoftoi se ndaj Kosovës po përgatiten një sërë masash ndëshkuese.

Për këto sanksione, Hamiti tha se janë shumë të rënda teksa shtoi se këto po ndodhin për shkak të Qeverisë diletante e të papërgjegjshme.

“Z. Koopman përmendi pezullimin e punës së të gjitha grupeve të punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) që Kosova ka me BE-në, pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi i Investimeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimin e takimeve në nivelet politike. Këto janë sanksione shumë të rënda që i vihen Kosovës për shkak të Qeverisë sonë diletante e të papërgjegjshme, që e ka sjellë punën deri këtu sa BE-ja, ky ne synojmë të integrohemi, të ndërmarrë masa që e dëmtojnë paevitueshëm vendin tonë”, tha Hamiti për Periskopin.

Kurse sa i përket relacioneve Kosovë-ShBA, ish-ambsadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, tha se vet sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që “ta ndryshonte kursin”.

“Për shkak të sjelljes së tillë, edhe SHBA-të ka kohë që kanë paralajmëruar për pasoja në marrëdhëniet dypalëshe Kosovë – SHBA. Vetë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i kërkonte Kryeministrit Albin Kurti që të ndryshonte kursin (‘to reverse course’, saktësisht) e sjelljes dhe të përmbahej nga veprime të mëtejshme që ndezin tensionet dhe nxisin konflikt.

“Pasoja për marrëdhëniet dypalëshe’, a s’janë edhe këto paralajmërime serioze për Kosovën nga administrata amerikane?”, shto ai.

Ndërkaq, sa i përket pyetjes se cila do të ishte rrugëdalja nga kjo situatë, Hamiti tha se Qeveria duhet të mbledhin mend së pari.

“Për t’u përgjigjur në pyetjen tuaj se cila do të ishte rrugëdalja që Qeveria jonë do të duhejt ta ndiqte, them se këta duhet të mbledhin mend së pari. Për ta bërë këtë, duhet ta shohin se kanë hyrë në rrugë qorre, pa rrugëdalje. Se duhet të kthehen mbrapa, të marrin drejtim tjetër, nëse nuk është ky destinacioni i Qeverisë: rruga qorre, për më keq, kursi i konfrontimit me miqtë dhe aleatët historikë të Kosovës që do ta dëmtonte rëndë perspektivën euro-atlantike të Republikës sonë”, tha ai për Periskopin.

Kujtojmë se sot gjatë ditës kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njotoi se partia e tij së shpejti do të të prezantojë planin për kapërcimin e izolimit dhe të krizës në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?