Gruaja e policit të arrestuar në Serbi: Na kanë njoftu që kanë me i liru, por ende nuk na kanë tregu konkretisht se kur i lirojnë

Institucionet në Serbi tashmë kanë marrë vendim për lirimin e tre policëve që u rrëmbyen në territorin e Kosovës, në Leposaviq me 14 qershor. Shemsi Mustafa, Beqir Sefa, Rifat Zeka do të lirohen pas disa ditëve që u mbajtën në burgun e Kralevës. Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar bashkëshortja e njërit nga policët, […]
Shemsi Mustafa, Beqir Sefa, Rifat Zeka do të lirohen pas disa ditëve që u mbajtën në burgun e Kralevës.
Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar bashkëshortja e njërit nga policët, Shemsi Mustafës, e cila ka thënë se janë njoftuar nga institucionet e Kosovës që tashmë është marrë vendimi për lirimin e tyre.
“Po na kanë njoftu që kanë me i liru, është marrë vendimi por ende nuk na kanë tregu konkretisht se kur i lirojnë. Këtë informacion nuk e kemi”, ka thënë shkurt Shpresa Mustafa.
Derisa është shprehur tejet e gëzuar për këtë lajm të mirë.












