Grenell: Si kurrë më parë, Albin Kurti i bëri bashkë demokratë e republikanë në SHBA

Grenell: Si kurrë më parë, Albin Kurti i bëri bashkë demokratë e republikanë në SHBA

I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell  është shprehur se, me sjelljet e tij, Albin Kurti bëri bashkë për herë të parë, demokratë e republikanë në senatin e SHBA-së. Grenell u shpreh se u kishte kërkuar serbëve që të dorëzonin tre policët që ishin rrëmbyer. ‘Nuk e di, por për mua […]

Grenell u shpreh se u kishte kërkuar serbëve që të dorëzonin tre policët që ishin rrëmbyer.

‘Nuk e di, por për mua nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që të shohim përpara dhe të qetësojmë këtë situatë. Kam qenë shumë i qartë që kryeministri Kurti ka qenë i njëanshëm në lëvizjet e tij. Ne nuk duhet të kemi forca speciale në veri, ishte një lëvizje provokative e Kurtit. Nuk duhet të kishim kryetarë komunash të zgjedhur në atë mënyrë.

Albin Kurti ka qenë shumë kundër amerikan. Ka hedhur poshtë çdo ide amerikane që i është përcjellë, ka hedhur poshtë marrëveshjen e Brukselit, ka hedhur poshtë praktikisht gjithçka.

Nuk mendoj se është tepër për amerikanët, si demokratë dhe republikanë që të mblidhen dhe të jenë të qartë duke i dënuar veprimet e kryeministrit Kurti.

Ne duhet të kemi zgjedhje, një marrëveshje për komunat serbe, siç është bërë më herët dhe kur Albin Kurti nuk e bën këtë, ai krijon më shumë probleme. Një prej gjërave që i kam thënë serbëve kur isha në pjesën veriore të Kosovës, u thashë serbëve se e gjithë bota ka dënuar veprimet e Kurtit, madje edhe kryeministri shqiptar i dënoi. Edhe NATO dhe e gjithë Europa i dënoi dhe Albin Kurti i bëri bashkë republikanë e demokratë, si kurrë më parë dhe për herë të parë ata ishin bashkë, duke thënë se nuk duhet të kemi një udhëheqës kosovarë që të jetë kaq provokativ dhe i njëanshëm dhe të injorojë paralajmërimet amerikane.

U thashë serbëve se duhet të tërhiqeshin dhe të dorëzonin këta 3 oficerë policie, sepse kur i morën oficerët e policisë, komuniteti ndërkombëtar ndryshoi, nga kritika për Albin Kurtin në kritika ndaj të dy palëve’, tha Richard Grenell, gjatë një interviste në ‘Çim Peka në SYRI TV.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?