Gjinovci: Bashkësia ndërkombëtare sheh lloj-lloj ëndrra, s’duhet të lejojmë të bëhet hajgare me ne

Gjinovci: Bashkësia ndërkombëtare sheh lloj-lloj ëndrra, s’duhet të lejojmë të bëhet hajgare me ne

Sipas aktivistir Rron Gjinovci, kryeministri Albin Kurti “po e komplikon situatën” me veriun që ta bëjë presidentin serb të dalë nga negociatat Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se Kosova nuk është në ngërç, ndërsa ka shtuar se duhet të bëhet e qartë se nuk mund të bëhet shaka me shtetin, e kjo ka theksuar Gjinovci, tregohet […]

Sipas aktivistir Rron Gjinovci, kryeministri Albin Kurti “po e komplikon situatën” me veriun që ta bëjë presidentin serb të dalë nga negociatat Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Kosova nuk është në ngërç, ndërsa ka shtuar se duhet të bëhet e qartë se nuk mund të bëhet shaka me shtetin, e kjo ka theksuar Gjinovci, tregohet duke i arrestuar përgjegjësit për krime.

“Kurti është duke e komplikuar situatën që Vuçiqi gjithsesi t’i thotë jo marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të saj, ai po do që të sigurohet që e bën Vuçiqin gjithqysh të dalë prej procesit të negociatave. Kurti e njeh shumë mirë dhe është duke e thënë, ai e ka kuptuar që krejt lëvizjet kohët e fundit… Kurti vazhdimisht kërkon që të zbatohet marrëveshja për të cilën ne të gjithë kemi pajtim që sado të mund të jetë e mirë në situatën ku jemi, nuk është më e favorshmja për Kosovën. Për sa kohë ke polici atje, ke polici që arrin të arrestojë njerëz përgjegjës për krime, nuk ka ngërç për Kosovën, kjo është mirë. Bashkësia ndërkombëtare sheh lloj-lloj ëndrra, mendon që Vuciqi është partner, atyre nuk u vjen marre të mendojnë se Vuçiqi është partner. Ne këtu duhet të sigurohemi që ne s’lejojmë të bëhet hajgare me shtetin tonë. Kjo manifestohet duke arrestuar njerëz për krime”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Gjinovci ka shtuar se shpallja e organizatave “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” terroriste është vështirësi që i bëhet Aleksandër Vuçiqit që të bashkëpunojë me njerëz në terren.

Ai është shprehur i bindur se Kosova nuk do të shkojë në izolim total, pasi sipas tij, nuk i konvenon bashkësisë ndërkombëtare.

“Për shtetin e Kosovës çka po thotë presioni ndërkombëtar është ‘deshu cullak dhe rri para krejt botës cullak’, Kosovës këtë kërkesë po ia bëjnë. Hiq dorë nga veriu, hiq dorë nga sundimi i ligjit, hiq dorë nga sovraniteti, nga i Kushtetutës. Kjo është absurde t’ia kërkosh një shteti dhe shteti të thotë ‘ani’. Këtu veç opozita te ne thotë ani në kësi gjëra”, ka deklaruar Gjinovci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?