Gjermania: Nuk ka pasur dakordësim me qeverinë e Kosovës për shpalljen e dy organizatave terroriste

Gjermania: Nuk ka pasur dakordësim me qeverinë e Kosovës për shpalljen e dy organizatave terroriste

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania ka njoftuar se nuk ka pasur koordinim me qeverinë e Kosovës për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, të cilat operojnë në Veri të Kosovës. “Këto vendime kanë të bëjnë edhe me proceset dhe hetimet aktuale brenda Kosovës, të cilat ne nuk mund […]

“Këto vendime kanë të bëjnë edhe me proceset dhe hetimet aktuale brenda Kosovës, të cilat ne nuk mund t’i komentojmë. Nuk ka pasur dakordësim me qeverinë gjermane para se të merrej vendimi”, tha një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane për “Deutsche Welle”

Ndërkaq, nga MPJ-ja e Gjermanisë kanë potencuar se “qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropiane presin qartë që qeveria e Kosovës, por edhe ajo e Serbisë të bien dakord shpejt për masat shtensionuese në Veriun e Kosovës, për shmangien e provokimeve dhe zbatimin e marrëveshjes së normalizimit për të cilën të dyja palët u pajtuan në shkurt dhe mars”.

“Qeveria Federale është në kontakt të ngushtë me të dërguarin special të BE-së (Miroslav) Lajcak (për dialogun Kosovë-Serbi) dhe mbështet përpjekjet e BE-së”, kanë pohuar ata.

Ndërsa, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Washington-in sa i përket shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” si organizata terroriste.

Lajmi u bë i ditur nga “Radio Evropa e Lirë”, duke cituar një zëdhënës të diplomacisë amerikane.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

DASH i bëri sërish thirrje Kosovës “që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, shtoi reagimi i diplomacisë amerikane.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada).

Organizata këto të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar arsyen se se në çka po bazohet për të marrë këtë vendim.

Ai ka thënë se këto organizata janë duke paraqitur problem serioz për pjesën veriore të Kosovës dhe se niveli kërcënimit është mjaft i lartë.

“Bazuar në vlerësimet e sigurisë së institucioneve këto organizata paraqesin problem serioz për rendin kushtetues dhe juridik. Duke pasur për qellim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim nga veprimet me elemente terroriste”.

“Duke u përfshirë por duke mos u kufizuar në sulme të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, sulme ndaj qytetarëve e kundërshtarëve politik, thirrje për rezistencë dhe mosbindje shkaktim i rrezikut të përgjithshëm edhe për mes zjarrvënës ndaj pronës publike dhe private, pengimi i lëvizjes së lirë”.

“Detyrimi i qytetarëve për pjesëmarrje në protesta, barrikada dhe forma të tjera të rezistencës, organizimi dhe pengimi të vendimeve të institucioneve të vendit, rekrutimi dhe trajnimi i pjesëtareve për përdorimin e armeve dhe metodave luftarake në baza ushtarake në Serbi me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj institucioneve vendore dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?