Fatmir Humolli: Qeveria Kurti duhet të rrëzohet pasi nuk ka zbatuar programin e fushatës elektorale

Deputeti tashmë i pavarur, Fatmir Humolli po kërkon rrëzimin e Qeverisë për mos zbatimin e programin të fushatës elektorale. Ai thotë se mocioni i propozuar i AAK-së nuk është i drejtë. “Mocioni i AAK-së po bëhet për shkak të deklarimit të Qeverisë në raport me ndërkombëtarët në këtë rast po më doket jo e drejtë […]
Ai thotë se mocioni i propozuar i AAK-së nuk është i drejtë.
“Mocioni i AAK-së po bëhet për shkak të deklarimit të Qeverisë në raport me ndërkombëtarët në këtë rast po më doket jo e drejtë me u rrëzuar kjo qeveri që po i thotë Bashkisë Ndërkombëtare që ne jemi shtet për këto kushte është jo korrekte, Qeveria e Albin Kurtit ka pasur nevojë me u rrëzuar pasi nuk i ka zbatuar programin e fushatës elektorale dhe duhet të rrëzohet për këtë arsyeje”, tha Humolli.
Humolli ka folur edhe për formimin e grupit të ri parlamentar të paralajmëruar me deputetin Haki Abazin.
“Ne kemi qenë në prag të formimit grupit prej gjashtë personave dhe ka mundësi me u rrit numri por për shkak të zhvillimeve që janë bërë në veri ne i kemi stopuar këto ndryshime se kjo temë nuk është më prioritet. Albin Kurti ka mundësi me ju kthyer prapë fushatës elektorale që e ka bërë at herë do të shohim. Ne kemi obligim ndaj qytetarëve nuk kemi obligim ndaj shteteve tjera nëse neve duhet të na drejtojnë ambasadorët atëherë pse janë bërë zgjedhjet e lira, pse e kemi shpall Pavarësinë kjo sjellje është fëminore e të veprimit politik”, theksoi Humolli.
Krejt në fund, ish-deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ka folur edhe për pakënaqësitë që ka kundrejt partisë në pushtet.
Humolli ka thënë se kjo parti është në kundërshtim me fushatën elektorale që ka prezantuar.
Ai thotë se shkaku i keqmenaxhimit të Qeverisë guvernatori i BQK-së është me ushtrues detyre.
Humolli theksoi se qasja e Qeverisë është e gabuar kundrejt besimit të të rinjve.
“LVV-ja është në kundërshtim me fushatën elektorale që e ka bërë, gjatë fushatës çfarë i kemi premtuar qytetarëve e tash çka ju kemi dhënë atyre. Në një kohë kur mundësitë kanë qenë të mëdha për ta zhvilluar vendin, kohën kur kemi nevojë për një zhvillim financiar shumë aktiv ne e lejmë me ushtrues detyre guvernatorin e BQK-së, ashtu edhe Trusti pa bord. Kanë pasur mundësi shumë gjëra me i menaxhuar shumë më drejtë”.
“Besimin e të rinjve nuk kemi drejtë me ja mbyt, kjo qasje është e gabuar, qasje politike sikur ne jemi të pafuqishëm. Klasa jonë politike po i shërben një lufte speciale kundër vendit tonë. VV-ja ka marrë 52% duke parë këtë sjellje naive të klasës tjetër politike, duke qenë një opozitë e dobët e pa reflektim atëherë këtë po e keqpërdor qeveria aktuale dhe LVV-ja”, përfundoi Humolli për Front Online.
Ndryshe, më shumë se tre muaj janë bërë që kur deputeti i LVV-së është larguar nga kjo parti dhe është deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani nga grupi parlamentar i LVV-së janë larguar deputetët Doarsa Kica-Xhelili dhe Haki Abazi./Front Online












