Familjarët e dëshmorëve në Istog fshijnë disa emra në lapidarin e sapovendosur

Familjarët e dëshmorëve në Istog fshijnë disa emra në lapidarin e sapovendosur

Disa qytetarë të komunës së Istogut të shtunën kanë fshirë emrat e familjarëve të tyre nga një lapidar i sapovendosur në këtë komunë, duke u ankuar se lista me emra të dëshmorëve përmban edhe viktima civile. Sipas Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve për Istog, në listë janë “shtuar 13 emra që kanë qenë vetëm viktima […]

Disa qytetarë të komunës së Istogut të shtunën kanë fshirë emrat e familjarëve të tyre nga një lapidar i sapovendosur në këtë komunë, duke u ankuar se lista me emra të dëshmorëve përmban edhe viktima civile. Sipas Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve për Istog, në listë janë “shtuar 13 emra që kanë qenë vetëm viktima civile”.

“Këta emra janë futur nëpër lista që nga 2008-a”, kanë thënë nga kjo shoqatë për KOHËN.

Shoqata ka thënë se ka bërë kërkesë që disa vite që lista e dëshmorëve të pastrohet. Këta familjarë, pasi kanë thënë se komuna nuk ua dëgjoi thirrjet që lista të pastrohet, kanë vendosur t’i fshijnë emrat e familjarëve të tyre.

“Ne e kemi pas dërguar listën me këta emra në Gjykatë, por tash e sa vjet lënda s’është marrë parasysh. Ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme që listat të pastrohen, por komandantët kanë bërë presion dhe lista është kjo që është. Meqë Komuna nuk i dëgjoi thirrjet tona që lista e dëshmorëve të pastrohet dhe në të të jenë vetëm dëshmorët e vërtetë, vendosëm t’i fshijmë emrat e familjarëve tanë”, thuhet në reagim.

Në lapidarin me 64 emra, tani vërehet ngjyra e kuqe në rreth 10 emra që janë fshirë nga familjarët.

Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, ka thënë se ai dhe institucioni që drejton nuk janë palë.

“Komuna nuk cakton lista për dëshmorët, emrat e të cilëve duhet të futen në lista. Ne presim punën e organeve gjegjëse ta sqarojnë çështjen. Unë do t’i takoj familjarët e dëshmorëve, i kam miq, por nuk kam kompetenca të ndërhyj në lista”, ka thënë ai për KOHËN.

Policia e Kosovës në një përgjigje për KOHËN ka thënë se qytetarët që kanë fshirë emrat tek lapidari i ka intervistuar. Në koordinim me prokurorin e shtetit ata janë liruar.

Ky lapidar u vendos më 20 qershor, në 24-vjetorin e çlirimit të Istogut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?