“EURONEWS”: Asociacioni i komunave serbe shihet si qetësim i situatës në Veriun e Kosovës

“EURONEWS”: Asociacioni i komunave serbe shihet si qetësim i situatës në Veriun e Kosovës

Së fundmi, agjensia e njohur “Euronews” i ka kushtuar një reportazh situatës aktuale në Kosovë duke mbuluar kështu jo vetëm çfarë po ndodh momentalisht, por edhe duke dhënë një shpjegim që tregon se si gjërat mbërritën kështu si janë. Reportazhi hapet me pamje të qytetit të Mitrovicës, teksa dëgjohen sirenat e alarmit si edhe tregohen […]

Reportazhi hapet me pamje të qytetit të Mitrovicës, teksa dëgjohen sirenat e alarmit si edhe tregohen policët në urën e Ibrit, që konsiderohet si pikë ndarëse. Ndërkohë njerëzit paraqiten si të nervozuar në të dyja anët e kësaj ure.

Gazetarja e “Euronews” viziton komunën e Zveçanit, një nga komunat që ka pasur tensione pas zgjedhjes së kryetarit shqiptar. Pamjet filmike tregojnë gardhat me gjemba, barrikadat dhe forcat e KFOR, ndërkohë që raportohet se si serbët në këtë komunë qytetarët serb mblidhen çdo ditë përballë ndërtesës së komunës. Këta të fundit nuk pranojnë të prononcohen për kamerat.
Ndërkohë kryetari i ri i zgjedhur për këtë komunë shprehet se pavarësisht numrit të ulët të votave që ka marrë ai i konsideron si legjitime këto zgjedhje dhe se zgjedhjet e reja do të ishin të padrejta.

“Mendoj që është legjitime, për arsye se u zgjodha nga vota e qytetarëve, pa marrë parasysh numri i atyre që kanë qenë, kështu që patjetër. Zgjedhje të reja do të ishin të padrejta sepse thehet vullneti i qytetarëve.” U prononcua ai për gazetaren.

Gjithashtu, ekipi që punoi për këtë reportazh vizitoi edhe komunën e Leposavicit, ku tregohej se si kryetari i ri i kësaj komune gjendej i vetëm në ndërtesën e komunës dhe ruhet nga forcat internacionale.

Ndonëse në këto komuna, asnjë nga serbët nuk pranoi të prononcohej para kamerave, në Mitrovicë, Milica u shpreh se situata aktuale ka ardhur si rezultat i mungesës së përjekjeve për të implementuar në mënyrën e duhur marrveshjet të cilat Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar.

“Një pjesë është për shkak të mungesës së vullnetit nga Kosova dhe Serbia që të përfshihen në mënyrë konstruktive në një dialog dhe të zbatojnë marrveshjet siç ishin parashikuar për komunitetin serb, ku njëra nga më të rëndësishmet ishte ajo për asociacionin e komunave me shumicë serbe e cila është nënshkruar 10 vite më parë dhe nuk është zbatuar.” U shpreh Milica, studiuese e efekteve të politikave të Kosovës mbi jetën e komunitetit serb.

Në reportazh, asociacioni i komunave serbe shihet si një nga mënyrat që mund të ndihmojë në qetësimin e situatës.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të garantone një nivel vet-menaxhimi për serbët e Kosovës. Erdhi si rezultat i marrveshjes së Brukselit në 2013, por Kosova dhe Serbia ende nuk kanë rënë dakord për mënyrën se si do ta implementojnë atë.

Kjo është një nga pikat kyçe që pengon procesin e normalizimit të marrdhënieve ndërmjet këtyre dy komuniteteve.” Thuhet në reportazhin e “Euronews”.

Ndërkohë, BE dhe USA, mbështetësit kryesor internacional të Kosovës kanë udhëzuar fuqimisht qeverinë e Kosovës për të ndaluar provokimet, duke kërcënuar me sanksione.

Lulzim Peci, studiues dhe ish diplomat i Kosovës, i pyetur nga “Euronews” rreth situatës aktuale u shpreh se të dyja palët duhet të rikthehen në tryezën e dialogut. Gjithashtu ai e shpjegoi sjelljen aktuale të ndërkombëtarëve me arsyetimin se kjo është një përpjekje e tyre për ta shkëputur Serbinë nga ndikimi rus.

“ Të dyja palët duhet të rikthehen në tryezën e negociatave, por gjithashtu edhe perëndimi duhet të ketë një sjellje në balancë për sa i përket sanksioneve ndaj Kosovës dhe Serbisë. Personalisht e kuptoj që ekziston një lloj dëshire në Perëndim për ta tërhequr Serbinë drejt perëndimit dhe ta shkëpusë nga Rusia, por kjo nuk mund të këmbehet me stabilitetin e rajonit” shprehet Peci.

Ekspertët bien dakord se nuk ka elementë aktual që sinjalizojnë për shpërthimin e një konflikti në Kosovë. Pavarësisht situata mbetet e paqëndrueshme.

BE është duke udhëzuar fuqimisht Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një zgjidhje sa më shpejtë. Me luftën në Ukrainë, Ballkani shihet si linja e re e konfrontimit ndërmjet Moskës dhe Brukselit. Për Beogradin dhe Prishtinën, gjendja aktuale është duke ngadalësuar jo vetëm procesin e normalizimit, por edhe rrugëtimin drejt antarsimit në BE.

VIDEO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?