Eksperti sigurisë thotë se shpallja e dy organizatave si terroriste është vendimi në kohë të gabuar

Eksperti sigurisë thotë se shpallja e dy organizatave si terroriste është vendimi në kohë të gabuar

Vendim në kohë të gabuar, po e quan njohësi i rrethanave të sigurisë, Drizan Shala, shpalljen nga ana e Qeverisë su organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – organizata këto që operojnë në pjesën veriore të vendit. Shala i tha Ekonomia Online, se ndonëse vendimi nuk është marrë në […]

Shala i tha Ekonomia Online, se ndonëse vendimi nuk është marrë në kohë e duhur kjo është ndihmesë për Policinë që t’i sjellë para drejtësisë ata që dyshohen për vepra kriminale në atë pjesë.

Por ai thotë se Policia duhet të ketë koordinim edhe me mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë, ngase shtohet pyetja se “A mund dhe a ka kapacitet ta bëjnë një gjë të tillë”.

Krejt kjo thotë ai do të prodhojë tensione të reja, duke kërkuar që koordinim me miqtë mos të mungojë.

Ngase siç thotë ai Kosova mund të futet në krizë ekonomike pas masave ekonomike të paralajmëruar nga Bashkimi Evropian.

“Ky veprim ndoshta është bërë në kohën e gabuar dhe kjo qasjen ndaj këtyre dy organizatave, por meqenëse është bërë kjo i ndihmën institucioneve të sigurisë, respektivisht Policisë për të angazhuar në mënyrë maksimale për t’i sjellë para drejtësisë. A do të prodhojë tensione, kjo pa dyshim që do të prodhojë tensione”.

“A mund dhe a ka kapacitete Policia për të bërë luftën e saja në pengim të këtyre dy organizatave, duhet të angazhohet edhe mekanizmin ndërkombëtar. Duhet garantuar që ky vendim të zbatohet. Duhet të bëhet avokim në arenën ndërkombëtare për ta arsyetuar këtë vendim. Qeveria e Kosovës është i lidhur ngushtë me koordinim me Britaninë e Madhe. Po shpresoj që tash e tutje mekanizimi i sigurisë në Kosovë të marrin hapa konkret në avokimin mbi këtë vendim që është marrë për të dhënë informacione relevante mekanizmave të tjerë. Pa partneritet do të prodhojë një ekces i ardhshëm”.

“Ambasada amerikane është e nivolvuar në pjesën veriore dhe çdo vendim që merret nga Qeveria do të ndikonte edhe te stafi i tyre. Sanksionet, BE nuk është e kënaqur me pozicionin e Kosovës dhe vendimet e saj. Kjo do ta qoj Kosovën në një gjendje të rëndë ekonomike. Qeveria duhet të krijojë urë bashkëpunimi”.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Uashingtonin sa i përket shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste.

Qeveria e Kosovës më 29 qershor i shpalli këto dy organizata si terroriste.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë arsyetimit të vendimit se këto dy organizata, që veprojnë në veri, paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”.

Sipas Kurtit, këto dy organizata kanë kryer veprime “me elemente terroriste”, si: sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX dhe ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Zëdhënësi i DASh-it tha se SHBA-ja dënon dhunën “e papranueshme ndaj trupave të misionit të NATO-s, KFOR”.

“Ata që kanë kryer për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës, pas një procesi të rregullt me transparencë të plotë”, tha zëdhënësi.

Më 29 maj, protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët gjatë këtyre përleshjeve.

Autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi.

Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” numërojnë qindra pjesëtarë të tyre nga radhët e komunitetit serb.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shtensionojnë menjëherë situatën dhe Prishtina të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?