Drejtori i policisë jep detaje për armatimin e gjetur mbrëmë në veturën me targa serbe në Zveçan

Drejtori i policisë jep detaje për armatimin e gjetur mbrëmë në veturën me targa serbe në Zveçan

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje rreth kapjes së armatimit në një veturë me targa serbe mbrëmë në Zveçan. Hoxha, në konferencën e sotme për media, tha se mbrëmë rreth orës 20 kanë hasur në veturën e dyshuar në lagjen Kolonia në Zveçan dhe se mjetet shpërthyese që ndodheshin brenda këtij automjeti përbënin […]

Hoxha, në konferencën e sotme për media, tha se mbrëmë rreth orës 20 kanë hasur në veturën e dyshuar në lagjen Kolonia në Zveçan dhe se mjetet shpërthyese që ndodheshin brenda këtij automjeti përbënin rrezik permanent për qytetarët.

“Më 23 qershor në 20 e 03 minuta ka kryer kontroll në një veturë Audi A6 me targa të Bedetaogradit, ku është hasur një sasi e konsiderueshme e mjeteve shpërthyese, armëve luftarake dhe pajisjeve të tjera ushtarake, vetura ka qenë e parkuar ndërmjet ndërtesave të banimit kolektiv në rrugën Obiliqi, lagjja Kolonia, Zveçan, menjëherë janë marrë të gjitha masat e sigurisë së qytetarëve në atë zonë, pasi kjo sasi e madhe e armëve dhe mjeteve shpërthyese paraqet rrezik të jashtëzakonshëm nga mjetet shpërthyese. Policia ka marrë të gjitha veprimet operative për të zbuluar rrethanat dhe ka zbuluar që vetura ka qenë e parkuar aty për një kohë duke qenë rrezik permanent dhe me pasoja katastrofike për qytetarët që e kanë frekuentuar atë zonë”, ka thënë Hoxha, njofton Klankosova.tv

Sipas Hoxhës, përpos njësive të Policisë së Kosovës, krim-teknikës, njësisë së trajtimit të mjeteve eksplozive kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të KFOR-it si dhe EULEX-i.

Hoxha tregoi se në veturë gjendej një sasi e konsiderueshme e armëve dhe mjeteve shpërthyese, si dhe lëndë narkotike.

“Vetura është sekuestruar dhe gjësendet e gjetura në veturë janë si në vijim: 9 zola, 2 lansues, 2 osa, një predhë e minahedhësit, 21 granata dore, 20 predha të tromblonit, 2 mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike, një revole , 1 shurdhues i armëve, 51 karikatorë të armëve të gjata, 5 karikatorë të armëve të shkurtra 5756 fishekë të kalibri të ndryshëm, 18 molotovi e të tjera, si dhe sasi e narkotikëve”, ka shtuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?