Dënohen dy policë zviceranë: pasi hynë pa të drejtë në shtëpinë e një kosovari

Dënohen dy policë zviceranë: pasi hynë pa të drejtë në shtëpinë e një kosovari

Gjykata e qarkut në Bülach (ZH) ka dënuar të enjten një police dhe një polic të kantonit me gjoba me kusht, transmeton albinfo.ch. Ata po gjykoheshin për kontrollimin pa leje, të shtëpisë së një familjeje kosovare. Polici 34-vjeçar i kantonit mori një gjobë me kusht prej 90 njësish ditore prej 120 frangash për shpërdorim detyre, […]

Gjykata e qarkut në Bülach (ZH) ka dënuar të enjten një police dhe një polic të kantonit me gjoba me kusht, transmeton albinfo.ch. Ata po gjykoheshin për kontrollimin pa leje, të shtëpisë së një familjeje kosovare.

Polici 34-vjeçar i kantonit mori një gjobë me kusht prej 90 njësish ditore prej 120 frangash për shpërdorim detyre, shkelje të ligjit dhe sulm, plus një gjobë prej 500 frangash.

Kolegia e tij 30-vjeçare u dënua me gjobë me kusht prej 60 njësish ditore prej 100 frangash. Ajo nuk ka marrë gjobë pasi për dallim nga kolegu i saj nuk e ka sulmuar fizikisht familjarin kosovar.

Kolegu i saj i kishte kthyer krahun pas shpine kosovarit 33-vjeçar kur ai nuk donte t’i linte policët të hynin në banesë, shkruan sda.ch. Me aktgjykimin e saj, gjykata ka përmbushur kërkesën e prokurorisë publike, e cila kishte kërkuar edhe gjobë me kusht dhe në rastin e punonjësit të policisë gjobë shtesë.

“Ata të dy kanë kryer  trajnim policor,” tha gjyqtari në hapjen e vendimit. “Si punonjës policie duhet ta dinin që nuk kanë qasje në banesë, pa leje”.

Kontrolli në orën gjashtë të mëngjesit

Polici dhe policja nuk kanë dashur të bënin asnjë deklaratë dhe lanë avokatët e tyre të flisnin. Sipas tyre, për një kontroll të tillë nuk kërkohej një urdhër kontrolli.

Punonjësit e policisë kishin marrë urdhër nga prokuroria publike për gjetjen sa më të shpejtë të një shkelësi të shpejtësisë së ngasjes së motorit – vëllait të 33-vjeçarit, i cili kishte hapur derën, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, gjykata nuk e njohu këtë presion kohor, pasi personi që kishte bërë këtë shkelje, e kishte pranuar tashmë deliktin e tij.

Kontrolli i banesës është bërë në prill të vitit 2020 herët në mëngjes në orën gjashtë.

Aktgjykimi nuk është ende i formës së prerë, ai ende mund të apelohet. Polici 34-vjeçar ende punon për policinë e kantonit, por në një pozicion tjetër. Çfarë do të thotë dënimi për vendin e tij të punës, e tij është ende e hapur, transmeton albinfo.ch. Kolegia e tij nuk ka dashur të japë  informacione për punëdhënësin e saj aktual. Kështu, mbetet e hapur nëse ajo punon ende si police.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?