Borrell: Të bëhet gjithçka për zgjedhjet e reja në veri, shtetet anëtare do të marrin masa nëse nevojitet

Borrell: Të bëhet gjithçka për zgjedhjet e reja në veri, shtetet anëtare do të marrin masa nëse nevojitet

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Euruopian, Josep Borrell tha se kishte një diskutim të gjatë për çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian. Borrell tha se ministrat e jashtëm kërkojnë të gjendet një zgjidhje për krizën në veri dhe tha se pasi Serbia i liroi tre policët e Kosovës, hapi […]

Borrell tha se ministrat e jashtëm kërkojnë të gjendet një zgjidhje për krizën në veri dhe tha se pasi Serbia i liroi tre policët e Kosovës, hapi i radhës është të bëhet gjithçka për t’i mbajtur zgjedhjet e reja.

Ai tha se “shtetet anëtare do të marrin masa nëse është e nevojshme”, raporton Gazeta Express.

“Shtetet anëtare mbeten të gatshme të marrin masa nëse nuk shihet përparim”, theksoi Borrell.

“Ne ramë dakord që zgjedhjet duhet të mbahen”, tha ndër tjerash Borrell në një konferencë për media pas diskutimit me ministrat e jashtëm të BE-së, dhe përmendi se në to duhet të marrin pjesë edhe serbët.

“Zgjidhja tjetër mund të vijë vetëm nga zgjedhjet e reja. Dhe kjo është ajo që duhet të bëjnë të dyja palët”, tha ai.

Borrell tha se shtetet anëtare kanë nënvizuar “shqetësimet e forta” për tensionet e vazhdueshme në veri.

“Shtetet anëtare, dua ta theksoj, shtetet anëtare nënvizojnë shqetësimet e forta për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës”, tha kryediplomati eurpian, duke transmetuar kërkesën e tyre për shtensionimin e situatës.

Ai përmendi edhe nevojën për zbatimin e të gjitha detyrimeve nga dialogu.

Borrell ka raportuar para kryediplomatëve të shteteve të Unionit për zhvillimet e fundit në çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas takimeve që i pati para një jave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?