Bie ndjeshëm vlera e rublës ruse

Bie ndjeshëm vlera e rublës ruse

Rusia i ka hapur të hënën tregjet financiare, duke e tregtuar rublën në shkallën më të ulët në 15 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan. Në mëngjesin e së hënës, vlera e rublës ka qenë 2.1 për qind më e vogël – 86.5 kundrejt dollarit amerikan. Vlera e rublës ka qenë më e ulët vetëm […]

Në mëngjesin e së hënës, vlera e rublës ka qenë 2.1 për qind më e vogël – 86.5 kundrejt dollarit amerikan.

Vlera e rublës ka qenë më e ulët vetëm në mars të vitit 2022 – pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – 87.2.

Rubla nuk tregtohet përgjatë vikendit, dhe e hëna ka qenë dita e parë kur është tregtuar valuta ruse, pas zhvillimeve të 24 qershorit në Rusi.

Atë ditë, mercenarët rusë të grupit Wagner, në krye me Yevgeny Prigozhinin, janë nisur nga Ukraina drejt Rusisë dhe kanë fituar kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don.

Prigozhin ka deklaruar se dëshiron të rrëzojë nga pushteti krerët e sektorit të mbrojtjes në Rusi.

Teksa mercenarët kanë qenë në rrugë drejt Moskës, Prigozhin u ka dhënë urdhër për ta ndërprerë operacionin.

Bjellorusia ka thënë se e ka ndërmjetësuar një marrëveshje që parasheh largimin e Prigozhinit në Bjellorusi dhe kthimin e mercenarëve të Wagnerit në bazat e tyre.

Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington, ka thënë të dielën se rebelimi i Wagnerit kundër udhëheqësisë ruse, ka shpërfaqur “dobësi të thella” të sistemit rus të sigurisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?