Audio-incizimi mes Kurtit dhe ambasadorit amerikan del të jetë i rremë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka demantuar audio-incizimin i cili është publikuar në rrjetin rus Telegram, ku pretendohet për një bisedë që është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier. Kryeziu ka thënë se incizimi në fjalë është “deepfake” (zë i montuar) dhe sipas tij ka për qëllim të mashtrojë […]
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka demantuar audio-incizimin i cili është publikuar në rrjetin rus Telegram, ku pretendohet për një bisedë që është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.
Kryeziu ka thënë se incizimi në fjalë është “deepfake” (zë i montuar) dhe sipas tij ka për qëllim të mashtrojë publikun.
Edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka bërë thirrje që të mos besohet gjithçka që publikohet në mediet sociale ose në aplikacionet tjera.












