Aliu: Vërshimet në Pejë nuk ndodhën si rezultat i lumenjve, por i infrastrukturës së dobët

Mbrëmë Peja u ballafaqua me reshje të mëdha të shiut, saqë sollën vërshime dhe bllokim të qytetit. Nga këto vërshime e pësoi një grua së bashku me fëmijën e saj pesëvjeçar në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës. Se reshjet ishin të intensitetit të lartë e thotë edhe koordinatari dhe parashikuesi i Motit në Institutin Hidrometeorologjik […]

Mbrëmë Peja u ballafaqua me reshje të mëdha të shiut, saqë sollën vërshime dhe bllokim të qytetit.

Nga këto vërshime e pësoi një grua së bashku me fëmijën e saj pesëvjeçar në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës.

Se reshjet ishin të intensitetit të lartë e thotë edhe koordinatari dhe parashikuesi i Motit në Institutin Hidrometeorologjik i Kosovës, Besim Aliu, i cili për Klankosova.tv, u shpreh se reshjet kanë qenë 58 litra për metër katrorë.

“Reshjet e mbrëmshme kanë qenë 58 litra për metër katrorë. Vërshimet nuk kanë qenë si rezultat i lumenjve, por si rezultat i infrastrukturës së dobët”, u shpreh Aliu për KlanKosovën.

Ai tregoi se në komunat e tjera të Kosovës ka pasë thuajse pak reshje, në krahasim me atë se ndodhi në qytetin e Pejës, dhe atë brenda një intervali të shkurtër kohor.

“Reshjet e shiut kanë filluar në orën 19:35 dhe kanë përfunduar në orën 20:44. Reshje nuk ka pasur në fshatrat përreth Pejës, por veç në qytet”, tregoi ai.

Ai madje dha një sqarim për sa i përket lumit të Bistricës, duke thënë se nuk paraqet rrezik, pasi nuk është mbushur edhe aq sa niveli maksimal.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?