Aksion në një fshat të Podujevës, arrestohet një person dhe sekuestrohen armë

Policia e Kosovës (PK) njofton se në një operacion policor të realizuar në një fshat në Podujevë, ka gjetur dhe sekustruar armë e municion, ndërsa është arrestuar një i dyshuar. Në njoftimin Policisë, thuhet se i pandehuri dyshohet për trafikim me armë. “Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim […]
Në njoftimin Policisë, thuhet se i pandehuri dyshohet për trafikim me armë.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, të asistuar edhe nga njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësinë K9, duke u bazuar në Urdhër Kontrollin e lëshuar nga Gjykata kompetente, kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokacion në një fshat të Podujevës, me ç‘rast ka rezultuar me arrestimin e një (1) personi të dyshuar për “trafikim me armë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
“Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim: Dy (2) armë të shkurta (revole), një (1) armë e gjatë (ajrore), njëzet e pesë (25) fishekë, dhjetë (10) krehër të karikatorit (për armë të gjata), një (1) kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë, pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal)”, thuhet më tej.












