Ahmeti i PSD-së pas lirimit të policëve: Tash do të tërhiqet njësia speciale nga Veriu, e do të formohet Asociacioni

Ahmeti i PSD-së pas lirimit të policëve: Tash do të tërhiqet njësia speciale nga Veriu, e do të formohet Asociacioni

Anëtari i PSD-së, Bardh Ahmeti thotë se me lirimin e policëve kosovarë të kidnapuar nga Serbia, jemi futur në një proces deeskalimi që sipas tij nënkuptohet tërheqja e policisë nga veriu i Kosovës e mbajtja e zgjedhjeve të reja. Ahmeti thotë se këtu vlen të theksohet toni më bashkëpunues i Bashkësisë Ndërkombëtare. “Është e qartë që […]

Ahmeti thotë se këtu vlen të theksohet toni më bashkëpunues i Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Është e qartë që jemi futur një procesi de-eskalimi që sigurisht nënkupton tërheqjen e policisë nga veriu i Kosovës e mbajtja e zgjedhjeve të reja. Këtë mund ta shohim nga gjuha e bashkësisë ndërkombëtare që ka marrë një ton shumë më bashkëpunues”, tha Ahmeti.

Ahmeti shton se nga gjithë kjo situatë e tensionuar, formimi i Asociacionit është qëllimi final.

“Në këtë mes duhet ta bëjmë pyetjen “Çfarë ka fituar Kosova nga ky proces?”. E kjo pyetje, sigurisht, e hap rrugën për rezultatin e vërtetë që gjithë ky tension ka prodhuar, Asociacionin, që është edhe qëllimi final i marrëveshjes së Ohrit”, tha ai për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

Policia derisa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?