A ua kontrollon fjalimet e mistershmja Dejona Mihali-Përgjigjen deputetët e VV-së (VIDEO)

Kush është e mistershmja, Dejona Mihali e Levizjes Vetëvendosje dhe a po i kontrollon ajo fjalimet e deputetëve të kësaj partie? Periskopi ka intervistuar shkurt disa nga deputetët e kësaj partie për ta kuptuar rolin e vërtetë të Mihalit në Qeverinë e Kosovës. Deputeti Famir Humolli tha se përderisa ai ka qenë në VV, Dejona […]
Periskopi ka intervistuar shkurt disa nga deputetët e kësaj partie për ta kuptuar rolin e vërtetë të Mihalit në Qeverinë e Kosovës.
Deputeti Famir Humolli tha se përderisa ai ka qenë në VV, Dejona asnjëherë nuk ka kërkuar t’ia kontrolloi fjalimet dhe tutje shton se nuk kishte marr asnjë këshillë nga ajo.
“Dejona është një veprimtare politike dhe është shqiptar. Tendenca për me i nda shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës është armiqësore. Ne duhet të punojmë politikisht që gjithë politikantë të mendojnë njëjtë. Çasja politike brenda kombin tonë është problem. Unë deri sa kam qenë në LVV, asnjëherë nuk e ka kontrolluar fjalim tim, por në të njëjtën kohë dhe as nuk ka marr një këshillë prej saj”.
Kurse, deputeti nga radhët e VV-së, Visar Korenica thotë se as atij nuk ia ka kontrolluar askush fjalimin dhe nuk ka kërkuar një gjë të tillë.
“Unë po flas për veti as nuk i ka kontrollu dhe as nuk i ka përpilu dhe as nuk e kanë kundështu deri me sot asnjë nga fjalimet e mia. Sa i përket personalitetit të saj është një zonjë e përgatitur në kuptimin professional që e ka karrshi subjektit që i përket”, tha ai.
Njëjtë si Korenica u shpreh edhe deputeti tjetër i VV-së, Eman Rrahmani.
“Dejona Mihali është kordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ai i kontrollon ajo, nuk e di, të mijat nuk është që ka kërkuar ndonjëherë t’i kontrolloj.












