2500 euro gjobë për QKMF’në e Drenasit, nuk ua pagoi orët shtesë punonjësve

Inspektorati i Punës e ka dënuar me gjobë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas. Kjo pasi kjo qendër nuk iu ka kryer me kohë obligimet e pagesave ndaj punëtorëve të kësaj qendre për punën në orarin shtesë të cilën e kanë kryer. Kjo çështje rregullohet me ligj që sipas Inspektoratit të Punës është shkelur […]
Kjo pasi kjo qendër nuk iu ka kryer me kohë obligimet e pagesave ndaj punëtorëve të kësaj qendre për punën në orarin shtesë të cilën e kanë kryer.
Kjo çështje rregullohet me ligj që sipas Inspektoratit të Punës është shkelur nga QKMF.
Për këtë shkelje Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë gjobë 2 mijë e 500 euro.”Punëdhënësi duke angazhuar/lejuar punonjësit me gjatë se orët e punës të lejuara ka vepruar në kundërshtim me disppozitën e Ligjit të Punës“, thuhet në vendim ndër tjerash.
Gazeta Express ka siguruar dokumentin ku gjobitet QKMF-ja e Drenasit.
Kjo qendër do ta ketë të drejtën e ankesës kundër vendimit /Gazeta Express
















