Shfrytëzuesit e ujit po operojnë pa leje, Ministria Mjedisit nuk ua prishë terezinë

Mjedisit Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke lejuar shfrytëzuesit e ujërave në Kosovë që të operojnë pa licencë Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar Raportin Vjetore të MMPHI për vitin 2022 dhe e ka evidentuar këtë fakt, shkruan Periskopi. Janë raportuar rreth 38 kompani shfrytëzuese të ujit, të cilëve ju ka skaduar leja ujore […]
Janë raportuar rreth 38 kompani shfrytëzuese të ujit, të cilëve ju ka skaduar leja ujore dhe nuk iu është vazhduar më për shkak të mos shlyerjes së borxheve të akumuluara. Të njëjtit po vazhdojnë të punojnë edhe sot, ani pse nuk kanë licencë.
Mos marrja e veprimeve ndaj shfrytëzueseve të ujit pa leje ujore Gjetja Ligji nr. 04/L-147 Për Ujërat e Kosovës neni 97, parasheh në hollësi veprimet dhe kompetencat që duhet të ndërmarrë Inspektorit i ujërave në rastet kur identifikon kryerje të aktiviteteve pa leje ujore apo në kundërshtim me lejen. Kur konstatohet se janë shkelur dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat e nxjerra në bazë të këtij Ligji, inspektori i ujërave i raporton Ministrisë me shkrim për parregullsitë dhe mungesat, ndërsa me aktvendim do t’i caktojë masat dhe afatet për eliminimin e tyre.
Auditori ka theksuar se, nga regjistri i pranuar prej ministrisë për gjendjen deri në fund të vitit 2022 për shfrytëzuesit e ujit, janë raportuar rreth 38 kompani shfrytëzuese të ujit, të cilëve ju ka skaduar leja ujore dhe nuk iu është vazhduar më për shkak të mos shlyerjes së borxheve të akumuluara.
“Nga të dhënat e raportuara 19 prej këtyre kompanive janë ambalazhues të cilëve kryesisht ju ka skaduar leja ujore në periudhat 2013-2016. Këta shfrytëzues vazhdojnë të shfrytëzojnë ujin pa leje ujore dhe pa e kryer obligimin financiar. Inspektorati i ujërave as gjatë vitit 2022 nuk kishte ndërmarrë veprime konkrete për ndërprerjen e aktiviteteve të tyre në bazë të kompetencave që i takojnë edhe pse kjo çështje është ngritur edhe në raportet e auditimit të viteve paraprake”, thuhet në raportin e auditorit.
Sipas ZKA, kjo ka ndodhur në mungesë të ndërmarrjes së veprimeve nga ministria për evitim të kësaj dukurie dhe për shkak të pa-qartësisë së vendimeve të Qeverisë për faljen dhe lehtësimin e borxheve në rastin e Operatorëve Ekonomik që ambalazhojnë ujin.
“Ndikimi Mungesa e veprimeve të nevojshme për parandalimin dhe rregullimin e dukurive të tilla ndikon në shfrytëzimin e pa kontrolluar të ujit, në nënvlerësimin e llogarive të arkëtueshme dhe të hyrave, si dhe në dëmtimin e buxhetit të ministrisë”, ka thënë auditori.
Sipas ZKA, ministri duhet sigurojë se bëhet monitorimi i rregullt i shfrytëzimit të ujërave të Kosovës dhe në rastet kur shfrytëzuesit e ujërave operojnë pa leje ujore apo me leje të skaduar, të merren masa konkrete për ndalimin e veprimeve të jashtëligjshme sipas dispozitave të parapara me kornizën ligjore në fuqi.
Burimet e shumta ujore, nga veriu në jug, kanë qenë një potencial për kompanitë që operojnë në tregun e ambalazhimit të ujit në vend, të cilat po kanë fitime të majme. /Periskopi/












