Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti propozoi modelin e Kroacisë për Asociacionin

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti propozoi modelin e Kroacisë për Asociacionin

Ekipi Menaxhues që përpiloi draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe u lirua nga detyra nga ministri Elbert Krasniqi, një ditë pasi ai prezantoi në takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel draft statutin. Më pas, nga kryeministri Albin Kurti u tha se atij i kishte përfunduar misioni që kishte. Por, derisa nuk ka më një […]

Më pas, nga kryeministri Albin Kurti u tha se atij i kishte përfunduar misioni që kishte.

Por, derisa nuk ka më një Ekip Menaxhues dhe draft statuti i propozuar prej atij është cilësuar fundamentalisht i papranueshëm nga Kurti, çfarë do të ndodhë më tutje, a do të formohet një Ekip i ri i tillë?

Lidhur me këtë, për Gazeta Blic, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se ekipi ka pasur karakter teknik dhe tani procesi është në nivel politik.

Ai thotë se Kosova nuk ka mundur dhe nuk mund të rrugëtojë bashkë me të, derisa propozimi i tij ka qenë i papranueshëm.“Ekipi menaxhues ka pasur karakter teknik, ndërkaq që tashmë procesi është në nivel politik. Ai është liruar nga detyra, meqenëse nuk ka më asnjë funksion. Propozimi i tyre për ne ka qenë fundamentalisht i papranueshëm. Si rezultat ne nuk kemi mundur dhe nuk mund të rrugëtojmë bashkë me ta drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjet Bazike, i cila duhet të jetë synimi kryesor”, potencon Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë thotë se kryeministri Kurti në takimin e fundit në Bruksel ka paraqitur si propozim për Asociacionin modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare, që thotë se është dhe model i pranuar në të kaluarën nga Serbia.Sipas tij, kjo është referencë e duhur në rrugën përpara në raport me Serbinë.

“Kryeministri Kurti ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike. Ne besojmë që propozimi i ynë mundëson që të ndërtojmë diçka të re, të drejtë dhe të dobishme për të gjithë. Ai bazohet në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare. Kroacia është shtet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Me Kroacinë ndajmë një të kaluar të përbashkët me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërkohë që si shtet aspirojmë të jemi anëtare edhe e BE-së edhe e NATO-s. Për më tepër, një model i tillë është pranuar në të kaluarën nga Serbia. Prandaj edhe besojmë që përbën referencë të duhur për rrugën përpara në raport me Serbinë”, deklaron Përparim Kryeziu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?