Vrasjet masive në Serbi, Vuçiq i propozon Bërnabiqit kthimin e dënimit me vdekje

Vrasjet masive në Serbi, Vuçiq i propozon Bërnabiqit kthimin e dënimit me vdekje

Presidenti i Serbisë gjatë adresimi para media, pas vrasjeve masive në tri ditët e fundit në Serbi, në dy raste të ndara, tha se ka propozuar rikthimin e dënimit me vdekje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net. Ai ka theksuar se këtë e ka kërkuar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke shtuar se dikur ka qenë […]

Ai ka theksuar se këtë e ka kërkuar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke shtuar se dikur ka qenë kundër këtij lloji të dënimit penal, raporton B92.

Po, Vuçiq thotë se në Qeveri kanë qenë kundër këtij vendimi.

“Dhe më lejoni t’ju them, sot në mëngjes i sugjerova Ana Brnabiqit që ta kthejmë dënimin me vdekje, por ajo dhe qeveria janë kundër, pasi do të ishim të vetmit me Bjellorusinë që do të kishim dënimin me vdekje në Evropë”, tha ai.

“Dikur kam qenë kundër dënimit me vdekje dhe jam penduar shumë për këtë”, shtoi  Vuçiq.

Më pas, ai paralajmëroi masa të reja për të cilat tha se do të ndërmerrte hapa të menjëhershëm.

“Po urdhëroj MPB-në që të përgatisë masa për të cilat duhet të presim 17 muaj, përkatësisht plotësimin e ndryshimeve në ligjin për municionin dhe armët, me të cilat do të forcohen kushtet për mbajtjen dhe posedimin e armëve. jo armë gjuetie, do t’i nënshtrohen auditimit, nuk do të mbeten më shumë se 30-40 mijë copë, Serbinë do ta çarmatosim”, ka thënë Vuçiq.

Kujtojmë se sot në afërsi të Beogradit, mbetën të vdekur 8 persona dhe 14 të plagosur.

Kjo është vrasja e dytë masive në Serbi këtë javë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, kur i mituri K.K. vrau me armë tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit të shkollës dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?