Vrasja tronditëse në Gllogjan, nesër prokuroria shpalos të gjeturat e hetimit dhe dorëzon aktakuzën

Prokuroria Themelore në Pejë nesër (e premte) do të mbajë një konferencë për media, ku do të shpalos të gjeturat e hetimit për njërën nga vrasjet më tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të saj. Kështu është bërë e ditur nga kjo prokurori përmes një komunikate për media. Telegrafi merr vesh se bëhet fjalë për […]
Kështu është bërë e ditur nga kjo prokurori përmes një komunikate për media.
Telegrafi merr vesh se bëhet fjalë për vrasjen e trefishtë të ndodhur në nëntor të vitit 2021.Po ashtu mësohet se të premten Prokuroria dorëzon edhe aktakuzën ndaj personave të dyshuar.
Pasditen e 26 nëntorit të vitit 2021, në Gllogjan janë vrarë tre persona e një është plagosur pas të shtënave me armë në drejtim të një autobusi, i cili po bartte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan.Autobusi ishte zënë në pritë siç thuhet nga një person, i cili kishte shtënë me kallashnikov në drejtim të automjetit.
Të vdekur mbetën shoferi i autobusit, dhe dy nxënës të moshave 17 e 18-vjeçare.Lidhur me këtë rast janë arrestuar katër persona.












