Vetaksident në rrugën Gjakovë-Prizren, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Gjakovë – Prizren. Lajmin e ka konfirmuar komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija. Sahatqija tha se aksidenti është një vetaksident i shkaktuar nga ana e një motoristit. “Një motorist i moshës 32-33 vjeçare, i cili ka qenë pa helmetë e ka humbur […]
Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Gjakovë – Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.
Sahatqija tha se aksidenti është një vetaksident i shkaktuar nga ana e një motoristit.
“Një motorist i moshës 32-33 vjeçare, i cili ka qenë pa helmetë e ka humbur kontrollin, ka qenë duke shkuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethrrotullimin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija për Klankosova.tv
“Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimsë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.












