Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit i dërgohet MAPL-së

Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit i dërgohet MAPL-së

Të enjten, asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, kanë miratuar kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër. Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit i është dorëzuar tashmë Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal. MAPL ka pranuar sot këtë vendim të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, por ende nuk është dhënë një […]

MAPL ka pranuar sot këtë vendim të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, por ende nuk është dhënë një qëndrim për këtë.

Aty theksohet se vendimi është miratuar me shumicë votash.

Dokumenti i dërguar sot në MAPL

Insajderi ka provuar të marrë përgjigje zyrtare nga ana e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal por deri me tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Hapja e Urës së Ibrit, në dorën e ministrisë së Sveçlës dhe Krasniqit

Aktualisht vendimi për hapjen e Urës së Ibrit ka kaluar në dorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Emir Azemi, ish-asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se në bazë të informacioneve që posedon, vendimi për hapjen e Urës së Ibrit iu është dorëzuar dy institucioneve qëndrore – Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Azemi, në një prononcim për Gazetën Insajderi, e ka quajtur të ligjshëm vendimin, meqë, sipas tij, është votuar nga Kuvendi Komunal dhe nuk ka parë arsye për shtyrjen e tij.

Kërcënime nga Serbia për mos hapje të Urës së Ibrit

Pas njoftimit se është marrë vendimi që të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë. Lista Serbe ka lëshuar kërcënime se nëse kjo ndodh do të ketë incidente.

Në një reagim të lëshuar, nga kjo parti e kanë quajtur vendimin që u mor me shumicë votash si “jolegjitim” dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Duam të paralajmërojmë se hapja e mundshme e urës padyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe qëllimi i Prishtinës”, thuhej në reagim.

Reagimet për çështjen e Urës së Ibrit

Propozimi i asamblistes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli është cilësuar si i nxituar.

Miroslav Lajçak ka thënë se nuk është koha për ta bërë një gjë të tillë. Rihapja e urës, sipas KFOR-it duhet të zgjidhet përmes dialogut politik.

Për këtë çështje është deklaruar edhe misioni i KFOR-it.

“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR.

Por, këtë vendim e ka përkrahur Qeveria e Kosovës, duke thënë se është vendim i drejtë dhe i duhur.

“Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”, ka thënë Qeveria për RTK.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?