Vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës, dëshmitari merret në pyetje nga ana e mbrojtjes

Gjatë ditës së sotme në Hagë do të vazhdojë seanca ndaj Pjetër Shalës. Seanca pritet të fillojë nga ora 09:30. Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021. Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u […]
Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.












