Vatikani konfirmon misionin e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Vatikani konfirmon misionin e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin, e konfirmoi të mërkurën ekzistencën e një “misioni paqeje” të Vatikanit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, disa ditë pasi Papa Françesku zbuloi një operacion sekret në të cilin tha se po punohej. Kardinali Parolin u shpreh i habitur që zyrtarët në Rusi dhe në […]

Kardinali Parolin u shpreh i habitur që zyrtarët në Rusi dhe në Ukrainë u shprehën të befasuar lidhur me nismën e Vatikanit, kur u pyetën për komentet e Françeskut. Duke folur gjatë një konference në Vatikan, Parolin tha se të dy vendet ishin informuar më parë, shkruan Euronews.

“Bazuar në njohuritë e mia, ata e dinë. Por, ju e dini se si shkojnë këto gjëra, në burokraci mund të ndodhë që komunikimet që supozohet të mbërrijnë nuk mbërrijnë”, citohet të ketë thënë Parolin.

“Këto janë vetëm interpretimet e mia, por e di që të dyja palët ishin të informuara”, shtoi ai.

Françesku zbuloi ekzistencën e një “misioni” të Vatikanit më 30 prill, gjatë një konference shtypi pas vizitës në Hungari.

Gjatë tre ditëve të tij në Budapest, Françesku zhvilloi takime private me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili ka vazhduar të mbajë marrëdhënie me Moskën, si dhe me ish të dërguarin e Kishës Ortodokse Ruse, e cila e ka mbështetur fuqishëm luftën e Rusisë në Ukrainë.

Françesku u pyet gjatë konferencës për shtyp nëse Orban ose Mitropoliti Hilarion i Kishës Ortodokse Ruse mund ta ndihmonin në bisedimet e ndërmjetësuara nga Vatikani për t’i dhënë fund luftës.

“Mund ta imagjinoni që në këtë takim nuk folëm vetëm për Kësulëkuqen, apo jo?” u përgjigj Françesku.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të bërë gjithçka që duhet për t’i dhënë fund luftës.

“Gjithashtu, është një mision që po zhvillohet tani, por ende nuk është publik. Të shohim se si… Kur të jetë publike do të flas për të”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?