Ushtria e Kosovës pajiset me dronët Bayraktar

Ushtria e Kosovës pajiset me dronët Bayraktar

Arma që ia vështirësoi jetën Vladimir Putinit, është tashmë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës! Ushtria në formim e sipër, është pajisur me rreth 5 dronë Bayraktar, siç merr vesh Klan Kosova nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë, kapacitete që tejkalojnë nevojën e FSK-së. Dronët inteligjentë, sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore, […]

Ushtria në formim e sipër, është pajisur me rreth 5 dronë Bayraktar, siç merr vesh Klan Kosova nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë, kapacitete që tejkalojnë nevojën e FSK-së.

Dronët inteligjentë, sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore, kanë arritur në Kosovë nga vendi prodhues i dronëve dhe gjithë sistemit përcjellës, Turqia, pas gati 7 muajsh nga nënshkrimi i kontratës me kompaninë prodhuese. Ujdia ishte firmosur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Interesimi për t’u pajisur me këtë mjet ajror luftarak kishte nisur qysh në fillim të vitit 2022, veçmas pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Vetëm 2 ditë më pas, në kompani pati shkuar për vizitë edhe presidentja Vjosa Osmani, siç pati shkruar vetë – duke e vlerësuar një rrëfim inspirues për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë duke lobuar tërthorazi për blerjen e tyre.

Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.

Pajisja e FSK-së me këtë sistem ngjanë vetëm pak ditë para nisjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar, Defender Europe 23. Kosova do të jetë për herë të dytë vend pritës, dhe merr pjesë në ushtrimin e udhëhequr nga ShBA me mbi 1,100 ushtarë./Klan Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?