“Trepça” keqpërdori praktikantët, s’iu dha paga për tre muaj rresht

“Trepça” keqpërdori praktikantët, s’iu dha paga për tre muaj rresht

Punëtorëve praktikantë në Trepçë nuk u ekzekutuan pagat për 3 muaj rresht. Pas denoncimit nga Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, Trepça Sh. A., ua ka ndarë pagat, mirëpo vetëm për dy muaj. Kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se Trepça Sh.A ua ka bërë pagesën e dy muajve […]

Kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se Trepça Sh.A ua ka bërë pagesën e dy muajve praktikantëve në këtë kompani, por se “ende ka obligime ndaj tyre”.

“Pas denoncimit të Federatës son sindikale ndaj Kompanisë Trepça Sh.A për mospagesën e pagave qe 3 muaj punëtorëve praktikantē ,sotë kjo kompani pa u bër 24 orë u bëri pagesën këtyre punëtorëve për dy muaj, por kompania ka ende obligime ndaj këtyre punëtorëve dhe ajo duhet ti pērmbush zotimet e veta sipas konkursit.”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Kjo vjen një ditë pas denoncimit të Azemit ndaj ndërmarrjes Trepça për keqpërdorimin e praktikantëve.

Siç njofton kryesindikalisti, keqpërdorimin e kanë bërë të ditur një grup i praktikantëve të cilët kanë thënë se kompania, siç edhe e ka vendosur, është e detyruar të ofrojë ushqim, transport dhe uniformën falas për praktikantët.

“Një grup praktikantēsh më njoftojnë se me datē 20.05.2022 Trepça SH.A ka hapur konkurs për 180 pozita të lira për praktikant.”, ka shkruar Azemi një ditë më parë.

“Në bazë të vendimit të nxjerrē nga Trepça SH.A kjo kompani është e detyruar që për të gjithë praktikantët të ofroi ushqim, transport,dhe uniformen falas .Sipas punëtorēve grupi I parë deri dikun I ka pasur këto kushte , kurse grupi prej 120 jo,nuk kan transport,nuk kan ushqim ,kan hyr në muajin e tretē pa ua bër pagesën prej 100 eu ne muaj .”, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?