Trajkoviq – Vuçiqit: Që 10 vjet, të dyshuarit për krimet më të rënda i quani patriotë e heronj

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në Serbi, ku mbeten të vrarë tetë persona e u plagosën 14 të tjerë. Ajo i reagoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e rishpërndarë artikullin e “New York Times”, i cili e lidh Vuçiqin me botën e krimit, mafinë e huliganizmin, duke thënë […]
Ajo i reagoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e rishpërndarë artikullin e “New York Times”, i cili e lidh Vuçiqin me botën e krimit, mafinë e huliganizmin, duke thënë se fytyra e Serbisë në botë në këtë ditë është shumë e shëmtuar.
Trajkoviqi i thotë Vuçiqit se për 10 vjet, ai ka promovuar plagjiatorë, mashtrues e dhunues.
“Prej 10 vitesh, nga postet më të larta në vend, promovoni mosndëshkimin e krimit dhe i quani të dyshuarit për krimet më të rënda patriotë dhe heronj dhe i mirëprisni në Kuvend”, shkroi Trajkoviq në Twitter, duke iu drejtuar Vuçiqit.












